Bideni e quan të turpshëm refuzimin e Trumpit që të pranojë humbjen
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden e ka quajtur të turpshëm refuzimin e Donald Trumpit ta pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar për Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë Bideni – që tashmë ka vënë kontakt me liderët e jashtëm – ka insistuar se asgjë nuk do ta ndalë bartjen e pushtetit në SHBA.
Trumpi ndërkohë kishte shkruar në Twitter se ai në fund do të shpallej fitues në garën, të cilën të gjitha rrjetet e mëdha televizive kanë parashikuar se e ka humbur.
Si ndodh çdo katër vjet, sipas projeksioneve të mediave amerikane, u shpall fituesi i garës.
Asnjë prej rezultateve nëpër shtetet në SHBA nuk është certifikuar, numërimi i votave në disa prej tyre po vazhdon dhe rezultati do të vërtetohet posa që Kolegji Zgjedhor amerikan takohet më 14 dhjetor.
“Sinqerisht mendoj se është turp”, ka thënë demokrati Biden.