Përfundojnë pjesët e para në ndeshjet e sotme të Superligës, këto janë rezultatet
Kryendeshja e javës mes Dritës dhe Prishtinës pas 45 minutave të para ka prodhuar rezultatin e barabartë pa gola 0:0.
Vendasit kishin mundësi të kalonin në epërsi, mirëpo penalltinë e Vucajt e priti portieri Eglant Haxho.
Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe gjysma e parë në derbin lokal mes Drenicës dhe Feronikelit.
Ndërkohë, Llapi po e demolon Trepçën ’89 me rezultat 3:0.
Edon Sadriu me dy gola dhe Muhamet Hyseni me një i dhanë avantazhin e thellë llapjanëve në pjesën e parë