Gjermania regjistron 15 mijë e 332 raste të reja me COVID-19
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani është rritur me 15,332 në 687,200, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 154 në 11,506.