Sërish shifra alarmante në Itali, shënohen 356 viktima në 24 orët e fundit
Rreth 356 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Itali për shkak të Covid-19.
Shifrat vijojnë të mbeten alarmante në vendin fqinj, teksa raportohen 25.271 raste të reja.
Deri më tani numri i pacientëve të shtruar ka shkuar në 345.289, ndërkohë që të infektuar në total janë 960.373.
Gjithashtu është shtuar edhe numri i pacientëve në terapi intensive me 100 pacientë dhe 1296 pacientë më shumë që kërkojnë kurim spitalor.
Në total janë 345.289 të shëruar nga virusi. Sakaq numri i tamponëve të kryer në 24 orët e fundit është ulur në 147.725.