Franca regjistron mbi 38 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë
271 pacientë në Francë kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe, janë infektuar 38 mijë e 619 persona me COVID-19.
Ato kanë shtuar se këto të dhëna do të korrigjohen pasi që mund të ketë pasur lëshime në regjistrim.
Në vendet evropiane, Franca është ndër shtetet me më së shumti të infektuar me koronavirus.
Ditë më parë, i ka rikthyer masat e rrepta kufizuese.