Bideni synon t’i shfuqizojë disa nga vendimet e Trumpit
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, është zotuar se përmes disa veprimesh ekzekutive, do e rikonfirmojë rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në skenën globale. Këto veprime, po parashihen si veprime drastike kundrejt politikave të presidentit Donald Trump.
Ekipit i Bidenit ka filluar t’i shndërrojë premtimet e tij elektorale në plane që mund të fillojnë zbatimin nga momenti kur do ta merr mandatin si presidenti i ri.
Fokusi primar i Bidenit pritet të jetë menaxhimi i gjendjes së pandemisë të koronavirusit. Ai është shprehur i gatshëm ta emërojë një task-forcë prej 12 personash, që do e “luftojnë” pandeminë. Bideni kishte premtuar gjatë fushatës së do të kontaktojë me Dr. Anthony Faucin, ekspert i sëmundjeve infektive, shkruan CNN.
Gjithashtu, kreu demokrat kishte thënë se do i ndërmerr disa veprime ekzekutive lidhur me politikën e jashtme, që do bënin kthimin e politikave të ish-presidentit Barack Obama.
I pyetur lidhur me veprimet që Biden që do i ndërmarrë në ditën e tij të parë në detyrë, këshilltari i fushatës së tij, Symone Sanders, ka thënë se Bideni do i mbajë premtimet e tij, të bëra gjatë fushatës.
Bideni kishte përsëritur gjatë fushatës së në ditën e parë të punës si president, do ta rikthente marrëveshjen e klimës në Paris, një marrëveshje historike që do merret me luftimin e ndryshimeve klimatike. Tutje, Biden ka thënë se do e shfuqizojë ndalimin e Trumpit për udhëtimet në disa vende me shumicë myslimane.