Zëvendëspresidentët amerikanë që u bënë presidentë
Presidenti amerikan i zgjedhur, Joe Biden pritet të bëhet zëvendëspresidenti i 15’të amerikan, i cili kthehet në Shtëpinë e Bardhë si kreu i përgjithshëm dhe i pari në 27 vjet, pas George H.W. Bush në vitin 1989.
Biden shërbeu dy mandate si zëvendës-president i presidentit Barack Obama nga 2009 në 2017.
Fitorja e tij ndaj presidentit aktual, Donald Trump, e bën këtë të fundit presidentin e parë me një mandat në gati tri dekada.
Ja se cilët janë 14 zëvendëspresidentët amerikanë, të cilët më vonë u ulën në Zyrën Ovale.
John Adams: Zëvendëspresidenti i parë i SHBA’së, shërbeu dy mandate nën George Washingtonin dhe më pas u zgjodh president.
Thomas Jefferson: Zëvendëspresidenti i John Adams, i cili pastaj mundi Adams në zgjedhjet e vitit 1800.
Martin Van Buren: Shërbeu si zëvendëspresident i Andrew Jackson gjatë mandatit të tij të dytë, pastaj u zgjodh president.
John Tyler: Zuri postin e presidencës pasi William Henry Harrison vdiq pas vetëm 31 ditë në detyrë.
Millard Fillmore: U ngrit në presidencë, pas vdekjes së William Henry Harrison vetëm një vit në detyrë.
Fillmore ishte presidenti i fundit i SHBA’së që nuk ishte i lidhur me Partinë Demokratike ose Republikane
Andrew Johnson: Zëvendëspresidenti i Abraham Lincoln, u bë president pas vrasjes së këtij të fundit në 1865.
Chester Arthur: Hipi në presidencë pas vrasjes së William Henry Harrison vetëm shtatë muaj në detyrë.
Theodore Roosevelt: U bë president pas vrasjes së William McKinley dhe pastaj u zgjodh për mandat të plotë.
Calvin Coolidge: Zëvendëspresident i Warren G. Harding, u bë president pas vdekjes së Harding dhe pastaj u zgjodh për mandat të plotë.
Harry Truman: Zëvendëspresidenti i Franklin D. Roosevelt, u bë president pas vdekjes së Roosevelt në 1945 dhe pastaj u zgjodh për një mandat të plotë.
Lyndon Johnson: Zëvendëspresidenti i John F. Kennedy, mori presidencën pas vrasjes së Kennedy-t në 1963 dhe më pas u zgjodh për një mandat të plotë.
Richard Nixon: Dy mandate si zëvendëspresident i Dwight Eisenhower.
Pas presidencave të Kennedyt dhe Lyndon Johnsonit, ai u zgjodh dy herë në presidencë.
Gerald Ford: Emërohet zëvendëspresident nga Richard Nixon pas dorëheqjes së Spiro Agnew dhe u bë president pasi Nixon dha dorëheqjen.
Ford është personi i vetëm që shërbeu si zëvendëspresident dhe president pa u zgjedhur.
George H.W. Bush: Pas dy mandatesh si zëvendëspresident nën Ronald Reaganin, i zgjedhur në presidencë për një mandat të vetëm.