Zgjedhjet në SHBA, Facebook bllokon disa grupe që bëjnë thirrje për dhunë
Kompania e rrjetit social Facebook e ka bllokuar të enjten një grup të quajtur “Ndalo Vjedhjen”.
Ky grup u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që t’i mbajnë gati armët në rast se Presidenti Donald Trump i humbë zgjedhjet.
Facebook i ka cilësuar aktivitetet e forumit në fjalë si përpjekje për të delegjetimuar procesin zgjedhor, shkruan Reuters.
Vetëm gjatë dy muajve të fundit, Facebook ka identifikuar rreth 41 mijë grupe me bazë në SHBA që bënin thirrje për dhunë.