Italia regjistron rekord të rasteve të reja me COVID-19
Italia ka regjistruar 37.809 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, rekord nga fillimi i pandemisë, raportojnë mediat italiane.
Krahas 234.245 testeve, afër 15 mijë raste më shumë se një ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar statistikat e reja në buletinin ditor.
Italia ka regjistruar 446 vdekje nga COVID-19 në ditën e fundit, shifra që nuk ishin shënuar nga muaji prill.
Në total, Italia ka gjithsejtë 862.681 raste me koronavirus, kurse totali i vdekjeve është 40.638.