Macroni dyfishon agjentët e kufirit kundër terrorizmit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi sot një dyfishim të agjentëve që kontrollojnë kufijtë e Francës nga 2 400 në 4 800 për të luftuar kundër kërcënimit terrorist, trafikimit dhe imigracionit të paligjshëm.
Dyfishimi u vendos për shkak të intensifikimit të kërcënimit pas sulmeve të fundit, duke përfshirë atë në Nice.
Macron theksoi se ishte në favor të reformimit të Shengenit, duke specifikuar se kjo reformë duhet të përfshijë kontroll më të madh kufitar dhe se propozimet për këtë qëllim do të sillen nga ai vetë në Këshillin Europian të dhjetorit’.
“Ne duhet të rithemelojmë organizatën Shengen dhe të intensifikojmë mbrojtjen tonë të përbashkët të kufijve me një polici të vërtetë sigurie në kufijtë e jashtëm. E gjithë kjo, me dëshirën për të arritur qëllimin nën presidencën franceze, në gjysmën e parë të vitit 2022” theksoi ai.
“Rithemelimi do të duhet ta bëjë zonën Shengen më koherente, në mënyrë që të mbrojë më mirë kufijtë e saj të përbashkët”, shpjegoi Macron