Von der Leyen për sulmin në Vjenë: Jemi më të fortë se urrejtja dhe terrori!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur pikëllimin për sulmin e sotëm në Vjenë, dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se ata janë më të fortë se urrejtja dhe terrori, duke theksuar se Evropa është në anën e Austrisë në këtë rast tragjik.
“Jam e shokuar dhe e pikëlluar nga sulmi brutal në Vjenë. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave dhe me popullin austriak. Evropa qëndron në anën e Austrisë në solidaritet të plotë. Jemi më të fortë se urrejtja dhe terrori”, ka shkruar ajo.