Sulmi në Vjenë ende po vazhdon, policia kërkon nga qytetarët të mos dalin në rrugë
Policia e Vjenës ka njoftuar se sulmi është duke vazhduar.
Përmes një postimi në Twitter ata kanë lutur qytetarët në Vjenë që të mos dalin në rrugë dhe mos ta përdorin transportin publik.
“Akoma aktive: Rrini në shtëpi! Nëse jeni në Rrugë, strehohuni! Qëndroni larg vendeve publike, mos përdorni Transport Publik!”, ka shkruar polica.
Autoritetet austriake kanë konfirmuar që së paku një civil dhe një sulmues kanë vdekur deri tani nga sulmi i ndodhur në Vjenë.
Ndërkohë, dhjetëra të plagosur janë duke marrë trajtim intensiv mjekësor në spitalin e qytetit.