Sulmi terrorist, reagon kryetari i Vjenës
Ludwig tha se një nga autorët është i vdekur, pasi dyshohet se ai u vetëvra me bombë. Sipas tij, të paktën një civil është konfirmuar i vdekur derisa 15 të tjerë janë plagosur.
Pas takimit me anëtarë të Task-forcës për siguri ai tha se nuk dihet akoma nëse vazhdon rreziku i ndonjë sulmi prandaj u ka kërkuar qytetarëve që për gjithçka të informohen nëpërmjet mediave.