15 të plagosur në spitale të Vjenës, shtatë në gjendje të rëndë
15 të plagosur kanë kërkuar ndihmë deri më tani në spitalet e Vjenës pas sulmit terrorist.
Zëdhënësi i Shoqatës së Mjekëve në Vjenë Christoph Mierau tha se shtatë prej tyre janë në gjendje kritike.
Policia po vazhdon aksionin në Vjenë ku raportohet për të paktën shtatë të vrarë. Katër prej të dyshuarve janë arrestuar nga policia.