Obama shoqëron Biden në fushatën në Michigan, kërkon nga amerikanët të votojnë kundër Trump-it
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, iu bashkua kandidatit demokrat Joe Biden, në Michigan gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale.
Obama e Biden, të tubuarve në Booming Hills të Michiganit, iu thanë të votojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit, kundër republikanit Donald Trump.
Më tej Donald Trump-in e akuzuan se solli kohë të errëta në Amerikë për shumë arsye, përfshirë trazirat sociale, pandeminë, recesionin ekonomik dhe gjendjen jo të mirë të shtetit në situatën ndërkombëtare.
Por kjo fushatë nuk vazhdoi e tillë, meqë të dytë, Obama e Biden u ndanë derisa ish-presidenti ndaloi në Detroit – një tjetër qytet të Michiganit, ku dhe bëri thirrje për dalje masive në zgjedhjet të cilat i vlerësoi si më të rëndësishmet e Amerikës.
”Këtë të martë gjithçka është në pikëpyetje. Puna jonë është në pikëpyetje, kujdesi për shëndetin tonë është në pikëpyetje, mundësia e kontrollit të pandemiës është në pikëpyetje”.
”Lajm i mirë është se të martën ju mund të vendosni për ndryshim!”, iu drejtua Obama më tej turmës.
”Ju mund ta votoni Joe Biden, Kamala Harris-in. Ju mund ta zgjedhni një Amerikë më të mirë”, iu bëri thirrje ai amerikanëve.
Në këtë paraqitje të tij, Barack Obama premtoi se Joe Biden e Kamala Harris, do të punojnë për secilin amerikan dhe jo vetëm për vete sipas tij siç bëri Donald Trump.
Ky tekst dhe kronika e mëposhtme televizive janë pjesë e projektit “Zgjedhjet 2020: Një turne virtual raportimi për Shtetet e Bashkuara dhe procesin elektoral të Amerikës”. Autori është përzgjedhur të jetë pjesë e këtij projekti nga Departmenti i Shtetit, që realizohet nga Foreign Press Centers në bashkëpunim me Meridian International Center.