Greqi, 1 mijë e 678 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orë
Rriten rastet me Covid-19 edhe në Greqi.
Siç raportojnë autoritetet vendase, në 24 orët e fundit janë zbuluar 1678 raste të reja duke e çuar në 40929 numrin e përgjithshëm që nga nisja e pandemisë.
Sa i përket vdekjeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 635.
140 pacientë janë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç, ndërsa 37 (26.4%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, 291 pacientë kanë fituar betejën me virusin.