Izolimi 4-javor në Britani mund të zgjasë më tepër se aq
Izolimi i ri në Angli mund të zgjasë më shumë se sa është planifikuar për 4 javë, nëse numri i rasteve me COVID-19 nuk bie, ka thënë një qeveritar të dielën.
Izolimi i shpallur të shtunën nga kryeministri Boris Johnson do të zgjasë deri më 2 dhjetor.
Michael Gove ka thënë se izolimi nuk mund të garantojë se do të ulen rastet pozitive, raporton AP.
Nën masat e reja, restorantet dhe baret mund të ofrojnë shërbime vetëm “take-out”, dyqanet që nuk janë esenciale do të mbyllen dhe njerëzit mund të dalin jashtë vetëm për një numër të kufizuar aktivitetesh. Sallonet e bukurisë, palestrat, kurset e golfit, pishinat janë në mesin e vendeve që do të mbyllen.
Megjithatë, shkollat, universitetet e bizneset prodhuese do të mbeten të hapura.
Britania ka numrin më të lartë të të vdekurve nga koronavirusi në Evropë, me mbi 46,500 dhe ka kaluar mbi 1 milion raste pozitive.