Shpërthim në një spital në Rusi, vdesin dy pacientë
Dy pacientë raportohet të kenë vdekur pas një shpërthimi që ka ndodhur në një klinikë studentore të Universitetit Shtetëror, në Chelyabinsk të Rusisë.
Ministria e Shëndetësisë ruse ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur në një kabinë për ruajtjen e bombolave të oksigjenit në një poliklinikë. Sipas The Independent, dy pacientë kanë vdekur për shkak se zjarri ka ndërprerë furnizimet e oksigjenit, ndërsa këto të dhëna akoma nuk janë zyrtare.
“Sipas të dhënave paraprake, gjatë shkëputjes së oksigjenit, para ose pas shpërthimit, dy pacientë kanë vdekur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokurori i rastit ka deklaruar se do të bëhet një vlerësim i veprimeve të të gjithë zyrtarëve që kanë qenë në klinikë derisa ka ndodhur aksidenti.