Mbi 231 mijë viktima me COVID-19 në Amerikë
Numri i personave të vdekur me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 231,045, prej të cilëve 426 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbeten rajoni më i goditur nga pandemia COVID-19.
Sipas World Meters në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 59.035, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8,962,783.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,77 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 133 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 913,494 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.565 viktima.
Kujtojmë se numri i të prekurve me COVID-19 në botë ka arritur në 43,790,543, teksa kanë humbur jetën 1,164,609 persona, si dhe janë shëruar 32,182,737 pacientë.