Ndërron jetë pak minuta para intervistës televizive nënkryetari i Parlamentit gjerman
Humb jetën papritur nënkryetari i Parlamentit gjerman Thomas Oppermann.
Sipas DW, ai vdiq pak minuta para se të hynte në një intervistë televizive. Ai ishte 66 vjeç.
Kolegët nga i gjithë spektri politik kanë shprehur tronditjen për lajmin.
Bashkë-drejtuesi i SPD, Norbert Walter-Borjans e quajti lajmin e vdekjes së Oppermann “një tronditje të fortë për të gjithë” në një postim në Twitter.
“Thomas Oppermann vdiq papritur dhe pakuptuar dje”, shkroi Walter-Borjans.
“Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar”.