Evropa në ‘flakë’ nga pandemia, Çekia dhe Franca regjistrojnë rekord rastesh të reja nga coronavirusi
Çekia raportoi 15 mijë raste të reja me coronavirus, numri më i lartë ditor që kur vendi u përball me pandeminë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 238 mijë, mes rritjes së rasteve të fundit.
Ndërkohë, rritje rekorde shënoi edhe Franca gjatë ditës së djeshme, kjo pasi vendi numëroi 42 mijë infeksione brenda 24 orëve të fundit.
Deri më tani thuhet se një milion persona janë infektuar në Francë që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar se spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende evropiane, po funksionojnë afër dhe mbi kapacitetet normale për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
Vendet evropiane po përballen rëndë me valën e dytë të pandemisë, kjo pas rritjet ditore raportohen të jenë dukshëm më të larta se sa në valën e parë.