Presidenti polak infektohet me COVID-19
Presidenti polak, Andrzej Duda, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Ministri presidencial, Blazej Spychalski, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se gjendja shëndetësore e Andrzej Duda është e mirë, shkruan Reuters.
“Presidenti dje ka bërë testin për koronavirus. Rezultati doli të ishte pozitiv”, ka thënë Spychalski.
“Presidenti është mirë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet përkatëse mjekësore”.