Tash e dy vite pas premtimit të kryetarit Ahmeti, Veterniku mbetet pa shkolla fillore
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së fundmi ka nisur projekte të reja për kryeqytetin.
Këto njoftime në lidhje me nismat që po pretendon t’i realizoj i ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook. Së fundmi, atë të ditës së sotme, ka qenë projekti i pagesës për vetura, për ata që hyjnë në Prishtinë për të cilën ka postuar edhe sqarim shtesë.
Në po këtë status ka pasur edhe qytetarë të Prishtinës të lagjeve të ndryshme të cilët kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me këtë cështje.
Vëmendje morën disa komente në lidhje me projektet e hershme, të para dy viteve të cilat vecse ishin premtuar nga i pari i Prishtinës të cilat kishin të bëjnë me ndërtimin e shkollave fillore në tri lagje, atë të Kalabrisë, Mati dhe Veternik.
Banuesit e kësaj të fundit, po thonë se premtimi i kryetarit ka mbetur vetëm premtim, ngase fëmijët po detyrohen të shkojnë në shkollat e lagjeve të tjera duke u detyruar të udhëtojnë me autobus, me të cilët poashtu nuk janë të furnizuar.
“Asnji shkollë fillore nuk gjindet në Veternik e ne që i sjellim cdo ditë fëmijët në shkollë duhet të paguajmë taksë.”, shprehet qytetarja.
Shpend Ahmeti pati njoftuar se Komuna e Prishtinës është duke planifikuar ndërtimin e disa shkollave të reja në kryeqytet, mirëpo ende nuk është nisur gjë.
Ai atëkohë ka bërë të ditur edhe lagjet në të cilat pritet të ndërtohen këto shkolla – ashtu siç kishte premtuar edhe gjatë fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale.
“Ashtu siç kam thënë edhe në fushatë, do të ndërtohen disa shkolla. Janë një shkollë në lagjen Veternik, një në lagjen Kalabria, një në lagjen Mati dhe një tjetër në Sofali”, ka thënë i pari i kryeqytetit./FaktePlus/