Ndalohet nga Qeveria organizimi i punëtorive jashtë vendit
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, deklaroi se me këtë vendim synohet që mjetet monetare të mbesin brenda ekonomisë kosovare dhe jo të dalin jashtë saj, transmeton lajmi.net.
Njëkohësisht u theksua se vendimi në fjalë nuk vlen për mbajtjen e konferencave ndërkombëtare.
Lidhur me këtë, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, propozoi që të rinovohet kompleksi në Blinajë që sipas tij do të mund të bëhej me pak investime.
“Pastaj takimet e Qeverisë së Kosovës do të mund t’i mbanim në objekt publik”, tha ai.