Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Holandë janë regjistruar mbi 5.800 raste të reja të koronavirusit.
Kjo është shifra e lartë e rasteve ditore në shtetin e Evropës Perëndimore që nga fillimi i pandemisë, shkruan Reuters.
Rritja e shpejtë e numrit të rasteve është duke u bërë trysni autoriteteve që të vendosin masa të reja kufizuese.
Holanda është në mesin e vendeve me më së shumti persona të infektuar për 100.000 banorë, ndonëse shifra e viktimave është ende më e ulët se ajo që është shënuar në Belgjikë.
Javëve të fundit, shumë shtete evropiane po përballen jo vetëm me rritje të rasteve, por edhe po shënojnë rekorde. Të enjten, rekord të numrit të rasteve shënuan edhe Bullgaria, Polonia e Çekia.