BE-ja siguron vaksina për COVID-19 të Johnson & Johnson për 400 milionë persona
Komisioni Evropian ka njoftuar të enjten se ka arritur marrëveshje për furnizim me vaksinën për COVID-19 të Johnson & Johnson. Është arritur marrëveshje për vaksina për 400 milionë personave, shkruan agjencia Reuters.
Kjo është marrëveshja e tretë e nënshkruar nga BE-ja me prodhues të vaksinave të COVID-19 pas marrëveshjeve me AstraZeneca e Sanofi.
Sipas kushteve të marrëveshjes, 27 shtetet anëtare të BE-së do të jenë në gjendje të marrin deri 400 milionë doza të vaksinës potenciale pasi ajo autorizohet si e sigurt dhe efikas nga rregullatori shëndetësor i BE-së.
“Kontrata lejon shtetet anëtare të blejnë vaksina për 200 milionë persona. Po ashtu do të kenë mundësi të blejnë vaksina edhe për 200 milionë tjerë”, është thënë nga KE-ja.
Për të siguruar vaksinat BE-ja ka bërë një parapagim te Johnson & Johnson. Nuk është përmendur shuma e paguar.
Po ashtu është arritur marrëveshje me Gilead Science të enjten për shitjen e 500 mijë seancave me ilaçin anti-viral remdesivir.