Shefi i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë është në gjendje të rëndë nga koronavirusi
Sipas disa raporteve, kreu i zyrës për siguri në Shtëpinë e Bardhë, Crede Bailey, është në gjendje të rëndë shëndetësore pas infektimit me koronavirus. Ai është duke qëndruar në spital që nga muaji i kaluar.
Shtëpia e Bardhë nuk e kishte zbuluar sëmundjen e këtij zyrtari, ndonëse raportohet se shëndeti i ishte rënduar para ngjarjes së 26 shtatorit, ku besohet se koronavirusi u përhap te shumë zyrtarë.
Nëse konfirmohet diagnoza e këtij zyrtari, kjo do të thotë se së paku 34 persona të afërt me presidentin amerikan janë të infektuar me virusin e ri, shkruan Daily Mail.