Shtim alarmant i rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali
Bilanci i koronavirusit në Itali ka pësuar një përkeqësim të dukshëm në 24 orët e fundit.
Sipas autoriteteve shëndetësore, janë 3678 personat e infektuarve ditën e sotme, ky shtim nuk u regjistrua që nga fundi i prillit. Po ashtu është shtuar edhe numri i viktimave, ku vetëm sot kanë vdekur 31 persona.
Kampanja është sërish rajoni më i prekur me 520 të infektuar, i ndjekur nga Lombardia me 520, ndërkohë që shifrat rriten edhe në Veneto dhe Toskana.
Të dhënat shqetësuese kanë detyruar qeverinë italiane të shtyjnë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 janar 2021. Roma ka marrë masa shtesë, si përdorimi i maskave do të jetë i detyruar në çdo ambient publik, të jashtëm apo të brendshëm.
Personat që do të refuzojnë përdorimin e maskave mund të përballen me gjoba deri në 1 mijë euro, por në raste ekstreme edhe arrestimin.