Mësimdhënësit me sëmundje të rënda detyrohen të japin mësim, rrezikojnë të infektohen me COVID-19
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës është ankuar se Drejtoritë e Arsimit të disa Komunave në vend nuk janë duke respektuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për mësimdhënësit me probleme dhe sëmundje të rënda.
SBASHK-u thotë se DKA-të nuk po i lirojnë nga puna mësimdhënësit me probleme shëndetësore.
Rrahman Jashari kreu i kësaj sindikate, për FaktePlus ka thënë se këta mësimdhënës nuk po zëvendësohet për tu liruar nga puna.
Sipas Jasharit, disa komuna po hezitojnë të jetësojnë vendimin e ministrisë.
“Kemi kritika të theksuara është që shumë DKA po hezitojnë që ta jetësojnë vendimi ne MASHT-it dhe SBASHK-ut që mësimdhënësit me sëmundje të rënda të mos aktivizohen në këtë vit shkollor pra të pushojnë sepse ministria për ta ka siguruar mjete dhe në vend të tyre të merren kuadro të reja. Ne kemi informacione se Drejtoritë e Arsimit të disa komunave po hezitojnë ta bëjnë këtë sepse këta njerëz kanë nevojë dhe po u preken nga COVID-19 do të jetë fatal për ta”, ka thënë Jashari.
Ai tutje ka thënë se SBASHK-u është duke monitoruar procesin mësimorë dhe gjendjen.
Jashari thotë se nuk kanë numër të saktë të mësimdhënësve të prekur me COVID-19 por që gjendja është stabile.
“Përgatitjet tona janë në rregull dhe në po monitorojmë se ku po shkelet protokolli, ne nuk kemi numër të saktë të mësimdhënësve të infektuar, por ajo që mund të themi është se përkundër që kemi mësimdhënës të prekur mësimi po vijon më rregull. Kemi raste ku paraqiten rastet, mësimi kalon në online. Sistemi arsimor po ka rrjedh të mbarë ku mësimdhënësit e prekur po zëvendësohen menjëherë” është shprehur ai.
Ndryshe në nivel vendi, janë numëruar disa mësimdhënës të cilët janë prekur me koronavirus. Ata janë zëvendësuar dhe disa shkolla janë mbyllur kështu duke kaluar në mësim online/FaktePlus
Konfirmohet një rast me COVID-19 në shkollën “Ismail Qemali”