Mbi dhjetë të vrarë e 30 të plagosur nga shpërthimi i një veture bombë në Afganistan
Më shumë se 10 persona janë vrarë dhe së paku 30 të tjerë janë lënduar nga shëpërthimi i një veture bombë në pjesën lindore të Afganistanit.
Zyrtarët në distriktin Ghani Khel të provincës Nangarhar thanë të shtunën se cak i shpërthimit ishte një ndërtesë administrative, brenda së cilës kishte zyra ushtrie, shkruan Free Europe.
Disa persona të armatosur u përpoqën të hynin në ndërtesë pas shpërthimit, por ata u vranë nga forcat e sigurisë, tha zëdhënësi i qeverisë provinciale, Attaullah Khogyani.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, ndonëse autoritetet për këtë shpërthim i fajësuan talibanët.
Zëdhënësi i policisë rajonale, Farid Khan, tha se në mesin e viktimave ka civili dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Talibanët i kanë shpeshtuar sulmet në mbarë Afganistanin, ndonëse përfaqësuesit politik të grupit të armatosur në të njëjtën kohë po zhvillojnë bisedime të paqes me qeverinë afgane në Doha të Katarit.