Johnson për Trumpin: Ndiqi këshillat e mjekëve dhe do të jesh mirë
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se është i sigurt që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,do të jetë në gjendje të mirë dhe po merr trajtimin e duhur për koronvirus.
Këto deklarime Johnson i bërë sot për BBC, ku tha se gjëja kryesore është që t’i ndjek udhëzimet e mjekëve.
“Unë jam i sigurt që Presidenti Trump do të jetë mirë. Ai ka kujdesin më të mirë të mundshëm. Gjëja më e rëndësishme për të bërë është të ndjekë këshillat e mjekëve të tij, ai ka një staf të shkëlqyeshëm mjekësor” tha ai gjatë një interviste në televizionin BBC.
Johnson kishte rezultuar pozitiv me koronavirus në fund të marsit dhe tre net kishte qëndruar në kujdesin intensiv.