Masat ekstreme që i ndërmerr Putini për t’u ruajtur nga koronavirusi
Presidenti rus, Vladimir Putin, ndryshe prej atij amerikan, Donald Trump, ndërmerr masa strikte për t’u ruajtur nga infeksioni me koronavirus.
NewYorkPost shkruan se Trumpi duhet ta admirojë këtë qasje të Putinit ndaj koronavirusit.
Siç raporton kjo medie, duke cituar disa media ruse, Putini jeton sikur në “një flluskë”. Pak njerëz mund t’i afrohen presidentit rus.
“Prej marsit kur ka shpërthyer pandemia, ai është sikur “djali i flluskës”, thuhet më këtë shkrim.
Me shumë pak përjashtime, Putini është strehuar në shtëpinë e tij jashtë Moskës, dhe ka ndërmarrë masa ekstreme për t’u siguruar se nuk infektohet me koronavirus.
Punonjësit që vijnë për të punuar me të, duhet të bëjnë më shumë sesa thjesht të mbajnë maskën. Ata duhet të mbajnë distancë prej 6 metrash me Putinin.
Të tjerët, persona jo shumë të afërt, duhet të hyjnë në tunelin dezinfektues para se të afrohen afër Putinit, njoftoi CNN.
Këto tunele janë instaluar në hyrje të shtëpisë së Putinit në muajin qershor. Në po këtë muaj kur u mbajt parada për Ditën e Fitores me dhjetëra veteranë të Luftës së Dytë Botërore, secilit iu desh të bënte karantinë për 2 javë paraprakisht, para se të shkonin në këtë ngjarje e të takoheshin me Putinin.
Kohët e fundit gjithashtu është raportuar nga mediat ruse, se ata që dëshirojnë ta takojnë Putinit, bëhet fjalë edhe për zyrtarë, e të cilët duan fotografi me të duhet t’i nënshtrohen një karantine të rreptë prej dy javësh, pa marrë parasysh se kush janë.