Infektimi i Trump me COVID, pezullohen bastet për zgjedhjet presidenciale në SHBA
Të gjitha bastet në Britani të Madhe për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA janë pezulluar, pas infektimit me COVID-19 dhe shtrimit në spital të presidentit Donald Trump.
Ladbrokes dhe William Hill (WIMHY) thanë të Premten se do të pezullonin të gjitha bastet mbi rezultatin e zgjedhjeve të SH.B.A.-së në Nëntor, derisa të bëhen publike më shumë informacione rreth gjendjes së presidentit Trump.
“Kjo është një procedurë standarde dhe ne i urojmë Donald dhe Melania Trump shërim të shpejtë,” tha një zëdhënës i Ladbrokes në një deklaratë.
Kujtojmë se Ladbrokes gjithashtu ndaloi bastet për kryeministrin britanik, pasi Boris Johnson u sëmur me Covid-19 në Mars.
Infektimi i presidentit Donald Trump, sjell pasiguri të madhe mbi zgjedhjet presidenciale, të cilat janë vetëm 1 muaj larg.
Në asnjë shtet të SHBA bastet për zgjedhjet presidenciale nuk janë të ligjshme, por bastet për ngjarjet politike janë të zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar.