Belgjika, vendi i parë në Evropë që për zv.kryeministre emëron një transgjinore
Një grua transgjinore është betuar si zëvendëskryeministre në Qeverinë e Belgjikës të enjten, duke u bërë kështu edhe politikanja trans më e vjetër në Evropë.
Petra De Sutter, gjinekologe dhe anëtare e Partisë së Gjelbër në Parlamentin Evropian, është bërë një nga shtatë zëvendëskryeministrat e koalicionit qeverisës në Belgjikë, me dhënien fund të bllokimit 16-mujor pas zgjedhjeve.
“Jashtëzakonisht mirënjohëse për besimin që kam marrë nga partia ime”, ka shkruar De Sutter në Twitter.
Të mërkurën, shtatë parti u pajtuan të formojnë një koalicion të kryesuar nga Alexander De Croo.
De Sutter e cila është edhe ministre për Shërbime dhe Ndërmarrje Publike, është zgjedhur në Parlamentin Evropian në vitin 2019 duke përfaqësuar Partinë e Gjelbër Flamane.
Para kësaj, ajo ka shërbyer si senatore nga Partia Groen në Belgjikë për pesë vjet.
Grupi për të drejtat e LGBT+ e ka parë emërimin e De Sutterit si hap përpara për politikanët transgjinorë.