Karantinohen 131 dasmorë, punonjësi i spitali që ishte i pranishëm në dasmë u infektua me COVID-19
Të shtunën në Schattdorf u mbajt një dasmë, në të cilën morën pjesë 131 persona. Të hënën, dasmorët morën lajmin se duhet të karantinohen pasi një nga mysafirët e dasmës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ahengu u mbajt në një ambient të mbyllur, në të cilin dasmorat kanë lëvizur lirshëm, duke çuar kështu te detyrimi i karantinës.
“Blick” raporton se personi i infektuar është një punonjës në Spitalin Kantonal Uri dhe po vuan nga simptomet e gripit.
“Ndjehem i lodhur. Të dielën pas dasmës ndjeja një lloj gërvishtje në fyt. Të hënën u testova”, ka treguar ai.
Por dy punonjës tjerë të spitalit për shkaqe sigurie gjenden në karantinë, pasi edhe ishin në dasmë.
Më rëndë e ka goditur Bankën Kantonale Urner (UKB). Dhëndri dhe disa mysafirë të dasmës janë të punësuar në këtë bankë, ku deri tani 19 punëtorë të bankës janë në karantinë.
Po parashihet që punonjësit e bankës t’i kthehen punës më 6 tetor. Që nga atëherë një pjesë të madhe të punës ata mund ta kryejnë nga shtëpia.
Sipas Adrian Zurfluh, përgjegjës për Kantonin Uri, janë aktualisht dy raste pozitive me koronavirus.
“Dy pacientët gjenden aktualisht në shtëpi në izolim”, thotë Zurfluh