Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit: Ta ruajmë natyrën e bukur të Kosovës (VIDEO)
Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka bërë thirrje që të ruhet natyra e bukur e Kosovës.
Sipas saj, natyra është trashëgimia që duhet lënë brezave të ardhshëm.
“Sot është dita ndërkombëtare e turizmit. Në këtë ditë, por edhe çdoherë tjetër, është me rëndësi të tregojmë bukuritë e pafundme të Kosovës”.
“Natyra e vendit tonë është burim qetësie e frymëzimi për banorët dhe vend ngazëllimi për secilin vizitor. Aty njeriu jeton në harmoni me bukuritë e paskajë të saj”.
“Dashuria e tij për vendin buron në luginat plot ujë dhe endet nëpër kurora malesh, që gërvishtin qiejt”.
https://www.facebook.com/watch/?v=3422840774466101&extid=EujnSYKtbfSJDcLv