Grabitje me armë në një fshat të Ferizajt: Marrin para dhe telefona
Mbrëmë është raportuar një grabitje me armë në Slivovë të Ferizajt.
Një person ka raportuar se deri sa ka qenë në vendin e tij të punës në pompën e derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e armës ia kishte grabitur një shumë të parave në vlerë prej 600 euro dhe dy telefona celular.
“Rasti ka ndodhur mbrëmë në Slivovë të Ferizajt, ku i dyshuari pasi që kishte kryer veprën penale kishte ikur në këmbë në drejtim të pa njohur”, thuhet në raportin e policisë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar dhe arrestuar.