Dy herë brenda ditës dështon votimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike
Dy herë brenda ditës ka dështuar të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Ky projektligj ka dështuar të votohet në orët e paradites në vazhdimin e seancës në mungesë të kuorumit, pasi votuan vetëm 60 deputetë.
Ky Projektligj dështoi të votohet edhe në orët e pasdites, saktësisht në seancën e re të Kuvendit.
Kjo është hera e katërt që vihet në votim Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, e që dështon të votohet.
Partitë opozitare kanë kritikuar propozimin e Qeverisë, me PDK-në që ka thënë se nëse bëhet fjalë vetëm për ndihmën nga tërheqja nga Trusti, kjo mund të bëhet edhe përmes një amendamenti në Ligjin për Fondet Pensionale.
Në anën tjetër, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka mbrojtur propozimin duke thënë se përkrah gjerësisht ekonominë në vend, ndërsa ka shtuar se edhe propozimet e opozitës do të përfshihen në projektligj pas votimit në lexim të parë.
Sërish dështon votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, s’ka tërheqje të 10%-shit nga Trusti