Bideni gaboi disa herë gjatë paraqitjes së tij në CNN
CNN-i ishte nikoqir i të nominuarit për garën presidenciale, Joe Biden të enjten mbrëma.
Kjo ishte paraqitja e parë e Bidenit në pikun e shikueshmërisë prejse pranoi nominimin nga Partia Demokratike.
Gjatë mbrëmjes, Bideni u pyet për një seri çështjesh: prej pranisë ushtarake në Afganistan e deri te beteja me pandeminë e koronavirusit.
Bideni bëri disa gabime dhe qëndrime jo të sakta gjatë paraqitjes në CNN.
Bideni ka pohuar se Robert Redfield, drejtor i Qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, doli kundër qëndrimit të presidentit Trump se përdorimi maskës ka mundur të shpëtojë 100 mijë jetë njerëzish që prej muajit janar.
“Madje edhe drejtori doli kundër tij. Tha se nëse do të kishim mbajtur maska nga janari deri më tani, do të mund të shpëtoheshin 100 mijë jetë”, ka thënë ai.
Fakti është se Redfield përkrahu mbajtjen e maskave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Mirëpo nuk është gjetur asnjë e dhënë e ofruar nga Redfieldi se kanë mundur të shpëtohen 100 mijë jetë.
Kur dëshmoi para senatorëve, Redfield ka thënë se tani për tani maska është mjeti më i fuqishëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
CNN-i ka kërkuar sqarime nga ekipi i Bidenit në lidhje me shifrat që ka prezantuar gjatë paraqitjes të enjten në mbrëmje.
Ekipi i Bidenit ka thënë se parashikimet e Institutit për shëndetësi nga Universiteti i Ëashingtonit thonë se 224 mijë njerëz më shumë mund të vdesin nga koronavirusi deri në muajin janar të vitit 2021, mirëpo me përdorimin e maskës është parashikuar se numri i të vdekurve mund të ulet në 100 mijë.