Karteli i drogës në Meksikë nis rekrutimet e femrave ekzekutuese
Jalisco New Generation, një nga kartelët e drogave më të fuqishëm e më brutalë në Meksikë, raportohet se po rekruton vajza të reja për të shtuar radhët e tij më të ulëta.
Raportime të kësaj vere sugjeronin se vajza të reja po detyroheshin të hynin në radhët e Jalisco New Generation për të bashkëpunuar në pengmarrje dhe të trajnohen si vrasëse prej moshës së re, njofton rrjeti Infobae.
Banda e drejtuar nga Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, shpeshherë tenton të trembë rivalët e tyre me ekspozime brutale dhune, siç ishte vrasja e kufomave nga ura në veri të Meksikës një muaj më parë.
Por mes 16 të arrestuarve nga anëtarët e kartelit në gusht, tre ishin vajza të reja mes 18 e 20 vjeç, ndërsa disa femra të tjera janë vrarë në përplekje me autoritetet.
Në fillim të muajit policia meksikane ka vrarë anëtaren e kartelit Brisa del Mar në Palma Sola, Veracruz.
Oficerët thanë se ishin zënë në pritë dhe qëlluan me armë duke vrarë dy persona mes të cilëve dhe Brisa del Mar.
Javët e fundit karteli meksikan United Cartels ekzekutoi disa militantë të New Generation në Aguililla, Michoacan.
Mes të vdekurve ishte dhe gruaja e njohur si La Guadana (Drapri) një prej ekzekutoreve të grupit, raporton e përditshmja La Voz de Michoacan.
United Cartels kishin hedhur trupat e të vrarëve në rrugë dhe konfirmuan aktin në një postim, duke ftuar kartelin New generation të vinte t’i merrte.
Qyteti është përfshirë nga dhuna prej rivalitetit mes dy bandave që luftojnë për territore.
Në janar 21 vjeçarja Maria Guadalupe Lopez Esquive u vra nga forcat speciale të policisë pas një bastisjeje në qendrën e skuadrës së saj të vrasësve në Aguililla.
Ajo kishte gjithashtu një mori të madhe ndjekësish online teksa pozonte e armatosur dhe gjysmë e zhveshur në Instagram.Kamerat trupore të ushtarëve kishin kapur atë në momentet e fundit të jetës pasi ishte qëlluar për vdekje në fyt.