OBSH-ja me lajm të keq: Deri më 2022 s’do t’i kthehemi normalitetit
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë llogaritjet e veta dhe sipas Soumya Swaminathanit, jeta normale nuk do të kthehet para vitit 2022.
“Vetëm në vitin 2022 do të ketë mjaftueshëm persona të vaksinuar për të zhvilluar imunitet”, tha doktoresha e OBSH-së për CNN-in.
Sipas saj, vaksina do të jetë e disponueshme shumë më përpara, por efekti i saj nuk do të jetë i menjëhershëm, pasi do të duhet kohë që të prodhohet për vaksinim masiv.