Kina regjistron nëntë raste të reja me COVID-19
Kina raportoi nëntë raste të reja me COVID-19, nga 12 të raportuara një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të enjten, raporton Reuters.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara që përfshinin udhëtarë nga jashtë.
Numri i pacientëve të rinj asimptomatikë gjithashtu ra në 14 nga 16 një ditë më parë, megjithëse Kina nuk i llogarit këta pacientë si raste të konfirmuara.
Totali i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 85,223, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.