Bayern – Sevilla, drejtësia i besohet gjyqtarit anglez
UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen e Superkupës së Evropës ku ndeshën Bayern Munich si fitues i Ligës së kampionëve dhe Sevillas si fituese e Ligës së Evropës.
Gjyqrtarit anglez, Anthony Taylor i është besuar ndarja e drejtësisë e kësaj ndeshjeje të madhe e cila luhet me 24 shtator në Budapest të Hungarisë.
Taylor ka gjykuar 259 ndeshje të Premier Ligës, ndërsa në kompeticionet evropiane ka dhënë verdikt në 22 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 19 të Ligës së Evropës, 2 ndeshje në Ligën e Kombeve dhe 7 miqësore ndërkombëtare.