Letër krerëve shtetërorë: Zhvillimi i “Minierës së Re”
Shkruan Izet Ibrahimi, ish –Kryesues i Grupit Teknik për zhvillimin e “Minierës së Re” të KEK-ut
LETËR E HAPUR:
Për: z. Blerim Kuçi
Ministër i Zhvillimit Ekonomik
Në dijeni; z. Avdullah Hoti;
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës;
Znj. Albulena Halimi
Zv.Kryemistre e Qeverisë së Republikës së Kosovës;
Z. Besnik Tahiri
Zv.Kryemistër i Qeverisë së Republikës së Kosovës;
z. Luigj Imeri
U.D. i KEK Sh.A.
Zhvillimi i “Minierës së Re”
Mbështetja e politikave që do të varrosin mbi 1 miliardë ton thëngjill, vetëm e vetëm që të plotësohen përfitimet për oligarkët, shprehur sipas dinamikës aktuale të planifikimit të gjenerimit të energjisë elektrike do t’i bie “ulje e jetëgjatësisë së eksploatimit të resurseve energjetike për mbi një shekull”. Kjo jo vetëm që do të dekurajonte investimet për ngritjen e kapacitetve të reja gjeneruese, por edhe do të ishte një nga dëmet me kolosale që do t’i shkaktohej bilancit të rezervave minerale, duke glabëruar kështu në mënyrën më ekstreme perspektiven e shumë gjeneratave në vijim.
Të nderuar zyrtarë të Republikës së Kosovës; sipas vendimit të datës 4 prill 2018, me nr.05/39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është formuar Grupi Punues Teknik, i cili ka pasur për detyrë që të analizojë të gjitha studimet, rezultatet dhe rekomandimet e institucioneve kërkimore, ekipeve profesionale dhe atyre ekzekutive që kanë të bëjnë me hartimin e Projektit Kryesor të Xehëtarisë për zhvillimin e Minierës së Re – të Korporatës Energjetike të Kosovës‒KEK Sh.A.
Pas një pune sistematike dhe relativisht të gjatë, Grupi Punues Teknik, i formuar sipas vendimit të Qeverisë nr. 05/39, te dt 04.04.2018, ka vendosur që propozimi final për zhvillimin e “Minierës se Re” te jetë si me poshtë;
– “… që fusha JUG (ref. S1.2), te jetë orientim strategjik i Qeverisë se Kosovës për zhvillimin e “Minierës se Re”;
– që të vazhdohet me prodhimin e qymyrit nga fusha aktuale deri ne vitin 2027 apo 2030, varësisht nga depozitat e qymyrit ne atë fushë dhe validiteti i licencës për shfrytëzim;
– që të realizohën hulumtimet shtesë ne fushën JUG, dhe nëse hulumtimet e para (sipas kontratës ne zbatim për shpimet) dëshmojnë rentabilitet te eksploatimit ne Fushën JUG, obligohet KEK qe te krijojë kushte për te plotësuar kriteret dhe kërkesat ligjore për hartimin e Planit kryesor te xehetarisë, sipas legjislacionit minerar dhe atyre te aplikueshme ne Kosovë”.
Në bazë të këtij propozimi, Qeveria e Repulikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 10\57 të datës 17.07.2018, në të cilin aprovohën te gjitha këto rekomandime të Grupit Punues Teknik.
I nderuari Ministër, duke qenë se paragrafi i fundit, i të dy këtyre referencave më obligon që në cilësinë e kryesuesit të Grupit Punues Teknik t’ju njoftoj se, Operatori Ekonomik ka përfunduar projektin kërkimor të shpimeve që kanë të bëjnë me hulumtimet shtesë, rezultatet e të cilit janë dukshëm me të mirat se sa varianti N1 Fusha VERI. Edhe përkundër kësaj dy “Bordet e Përkohshme” ai i emëruar nga Qeveria Kurti dhe ky aktuali nga Hoti, po përpiqen ta shtyejnë variantitn VERI, për zhvillimin e “Minerës së Re”. Pra, në bazë të Vendimit të Qeverisë, gjegjësisht nenit 3 të vendimit nr. 10\57, dhe në bazë te rezultateve të hulumtimeve nga Kompania kërkiomre, “… obligohet Qeveria e Kosovës dhe KEK, të vendosë për orientimin strategjik, për Zhvillimin e “Minierës së Re” në Fushën JUG, si dhe shfrytëzimin e resurseve në përputhje me ligjeslacionin në fuqi në sektorin minerar.”
Mosrespektimi i politikave zhvillimore dhe vendimeve të Republikës së Kosovës, si dhe injorimi i rezultateve nga institucionet kërkimore, dhe rekomandimeve të ekpertëve do të nënkuptonte jo vetëm inkurajim të veprimeve antiligjore të Bordeve dhe zyrtarëve të Korporatës edhe ashtu me legjitimitet diskutabil por edhe rrezikim serioz i rentabilitetit të KEK‒ut, cenim i prespektivës zhvillimore, pasiguri e furnizimit dhe varshmëri e plotë energjetike e Kosovës nga vendet e rajonit.
Të nderuar zyrtarë të lartë shtetëror, përveç të dhënave nga raporti përfundimtar i hulumtimeve , të cilat kanë dëshmuar se “Fusha JUG” është varianti më i rentabili, nga të gjitha variantet tjera të diskutura për ngritjën e “Miniresë së Re”, po ju rikujtojë edhe disa nga përparësitë e “Fushës JUG”, si variant i cili duhet të jetë opsion i vetëm për ngritjën e ‘Minirës së Re”:
ü Kjo fushë përmban afër 1.1 miliard ton qymyr.
ü Mbi mbi 90 % e tokës ku planifikohet të ngritet miniera është në pronësi e KEK-ut.
Fusha “JUG” vlërsohet si rentabile mbi bazën e 255 shpimet te realizuara deri me tani (duke përfshirë edhe programin e shpimeve shtesë të kësaj faze kërkimore), e të cilat rezultojn me:
ü një raporti të favorshëm djerrinë/qymyr ‒1.55;
ü një vlerë të lartë kalorike të thëngjillit ‒ (8485 kJ/kg);
ü një koncentrimi të madhë të rezervave në njësi të sipërfaqës, (trashësia e qymyrit 60–75 m) dhe disa nga parametrat tjerë, që sipas studimit e bëjnë fushën me rentabilitet me të lartë, nga te gjitha opsionet tjera.
Po ashtu vlen të theksohet se KEK–u në këtë fushë ka Licencë për 332 ha. Është fushë ku nuk ka mundësi të ndërtimeve, siç ka ndodhur me përvojat e më hershme në fushat tjera (Hade, Shipitullë, etj.). Nuk ka degradim të florës dhe faunës, dhe ka siguri të lartë operimi (zona është aset i KEK-ut). Këndi i rënies së qymyrit është më i favorshëm nga të gjithë variantet, në drejtim të avancimit të frontit punues, etj.
Të nderuar zyrtarë të lartë shtetëror, më lejoni t’ju informoj se varianti VERI, i cili po tenton të favorizohet nga grupe të caktuara intersi, as një herë nuk ka pas mbështetjen e Komitetit të Drejtues të Projektit, Menaxhmentit të Departamentit të Qymyrit, Menxhementit dhe Bordit të Drejtorëve të KEK–ut.
Nëse ju referoheni rekomandimeve të Komiteitetit Drejtues (organ profesional i KEK–ut), ata me shumicë kanë rekomanduar varianit N 3.2 Hade, si dhe një nga anëtaret ka propozuar Variantin Jug S1.
Vlerësuar nga të gjitha praktikat botërore të eksploatimit të minierave sipërfaqësore, si dhe studimet e gjerë- tanishme, konstojnë se nëse aplikohet Varianti “VERI”, sektorin e energjisë dhe përgjithësisht Kosovën do ta përcjellin;
- Probleme të mëdha me zhvendosjen e popullatës; Kjo nga përvoja e keqe e deritashme me Hadën dhe Shipitullën. Duke qenë se Kosova është e obliguar në implementimin të legjislacionit vendor dhe të BE–së, (sipas të cilit nevojiten 10-15 vite negociata, për ekspropim), ajo sipas këtij varianti do të detyrohet të bartë të gjitha implikimet financiare dhe sociale, të cilat kanë kosto enorme. Po ashtu parashihet zhvendosja e një sipërfaqja të madhe me lagjet e fshatit Sibovc (7) lagje, varrezave, etj.
- Kosto të larta për ngritjen e Minierës, të cilat do të reflektojnë në projektet ardhshme të energjisë dhe tarifat e konsumatorëve: Investimi për ngritjen e “Minierës së Re” është 100% obligim i Qeverisë dhe KEK-ut. Bazuar në praktikat e shpronësimeve në Shipitullë, do të na përcjellin çmime të larta për shpronësim, (kjo nga se është një sipërfaqe potenciale për ndërtime, ku ndërtimet nuk janë ndalur as tani). Duhet të jeni në njohuri, se edhe pse ekziston ligji mbi shpronësimet është në fuqi Vendimi i Kryeministrit, i cili përcakton kushtet dhe çmimin e eksportimit shumëfishë më të larta se sa ato të tregut.
- Kërkesat e financiare për shpronësime dhe investime kapitale do të jenë enorme: Fusha VERI, ku po tentohet të ngritet “Minira e Re” është 100% pronë private, (në pronësi të oligarkëve, e blerë nga fshatarët e varfur), kostot dhe kushtet që do të inponojnë këta oligarkë për ekspropim, së paku do të garantojë falimentimin KEK‒ut. Kur kësaj i shtohen edhe investimet për sisteme dhe pajisje, atëherë projekti do të rrezikojë edhe stabilitetin financiar e social të shtetit. Vetëm për pajisje dhe shpronësime, pa llogaritur kostot e zhvendosjes, të sigurisë operative, mjedisore, etj., Qeveria në fillim të këtj viti e deri në përfundim të projektit në kontinuitet duhet të investojë mbi 1 miliard euro.
- Për KEK‒un, po ashtu do të rriten kostot dhe pasiguria operacionale, (nga se për qymyr parashihet të blihen dy ekskavator kompakt të ngjashëm me kapacitetin e SRs 1300/SchRs 650 (2022/23), 2 hinka dhe dy shirita vetëlëvizës, të cilët kanë kosto të lartë).
- Pas vitit 2030 do të rriten kërkesat për investime kapitale ‒ Ngase kërkohet blerja e linjave shtesë transportuese, (për shkak të rritjes së gjatësisë); kjo fushë karakterizohet nga një front me shkallë të shkurtër që nënkupton zhvendosje të shpeshta të shiritave transportues, e që rritë koston operative dhe rrezikon treguesit e përformancës. Nëse këtyre investimeve i shtohen edhe ato që KEK-ut i janë ngarkuar për “Depozitimin e Hirit dhe Gjipsit”, dhe sistemet tjera, është rrezik që Kosova të paguaj 2-3 herë më shtrenjtë se rajoni, instalimin e 1 MËh energji eklektik. Sipas vlerësimit të eksperteve, përzgjedhja e variantit Veri N 1, do të kërkon investime të larta për ngritjën e kapaciteteve te reja gjeneruese, e të cilat do të kenë ndikim në rritjen e çmimit të energjisë, edhe më shumë se sa 60%.
- Fusha Veri po ashtu reflekton; siguri gjeoteknike më të voglën të mundshme: sepse kufizohet me kufirin natyral të basenit, i cili përcillet me shkarje.
E veçanta katastrofale e zgjidhjes së fushës VERI, është degradimi/varrosja e resursve minerare; ngase parashihet që fusha JUG të jetë deponia e palosjes së masave të dheut (ku mud të hedhen mbi 1 miliard m,3 dhe të cilat së paku do ta dyfishonin raportin djerrin/qymrë, duke e bërë të pa shfrytëzueshme këtë fushë). Pra variati VERI, do t’i shëndrrojë 1,019 miliard ton thëngjill në Fushën JUG në resurse të pa shfrytëzueshme, gjegjësisht do t’i varroste përgjithnjë mbi 580 milion ton thëngjill, e cila mbi 90% është pronë e KEK-ut. Ky degradimi i të mirave minerare (varrosja e resueseve) shprehur sipas dinamikës së planifikuar të gjenerimit të energjisë, i bie “ulje e jetëgajtësisë së eksploatimit mbi një shekull”. Kjo jo vetëm që do të ishte një nga dëmet kolosale që do t’i shkaktohej bilancit të rezervave minerale por edhe do të gllabëronte në mënyrën më ekstreme perspektivën e shumë gjeneratave në vijim.
Varianti Veri, paraqet, po ashtu;
– Dekurajim për investime të reja në sektorin e energjisë,; ngase ka kërkesa për investime të mëdha, dhe fakti se fusha Veri N 1 ka një fronti punues të shkurt, me mundësi më të vogla për furnizimin stabil te kapaciteteve të reja gjeneruese.
– Shkelje e të drejtave të njeriut dhe degradim enorm i mjedisit: Nëse zgjidhet varianti VERI, fshati Hade mbetet një Oazë e rrethuar nga minierat, pa perspektivë për jetë normale, i kërcënuar nga jostabiliteti dhe ndotja si pasojë e operimeve me zonë tepër kritike operimi;
– Degradim i vazhdueshëm ambiental, dendësia e lartë e popullsisë; rritja e çmimit të energjisë dhe pasiguria në furnizim.