Zemaj: Po përgatitemi për hartimin e ligjit për sigurimet shëndetësore
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ai bashkë me zyrtarët përgjegjës për hartimin e legjislacionit, janë duke biseduar për kompletimin e kuadrit ligjor, si dhe rreth hartimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se shumë shpejtë pritet të funksionalizohen ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë.
“Me zyrtarët përgjegjës për hartimin e legjislacionit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë biseduam për kompletimin e kuadrit ligjor, si dhe rreth dinamikës për përgatitjen dhe hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore dhe plotësimin me aktet nënligjore të ligjeve përkatëse. Jemi të përkushtuar dhe po angazhohemi që sa më parë të kompletohet kuadri ligjor, të funksionalizohen ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe qytetarëve t’u ofrohen shërbime më cilësore shëndetësore”, ka shkruar Zemaj.