Robin Krasniqi rikthehet fuqishëm, fiton me nokaut në raundin e gjashtë
Ka përfunduar meçi mes boksierit shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi dhe çekut Stanislas Eschner.
Në meçin e zhvilluar sonte, Krasniqi ka dal fitimtar, duke e mbyllur para kohe.
Në rundin e gjashtë, boksieri i famshëm nga Kosova fitoi pas ndërhyrjes së gjyqtarit.
Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Krasniqi del në ring pas 15 muajsh.
Ai ka qenë më parë edhe kampion i Evropës në kategorinë përkatëse në boks.