Gërxhaliu: Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa sundim të rendit dhe ligjit
Se në Kosovë flitet vetëm për eliminimin e barierave për të bërë biznes dhe ato vetëm shtohen këtë po e dijmë dhe po e përjetojm por se Udhëzimet Administrative janë shendrruar ne mekanizem te perfitimeve te grupeve te caktuara te intersit ne deme te shtetit, ne deme te qytetarit dhe ne deme te ambientit biznesor ne Kosove nuk mund ta kuptojm.
Shkruan: Safet Gërxhaliu
Nuk mund te kete zhvillim ekonomik pa sundim te rendit dhe ligjit dhe pa ngitjen e nivelit te pergjegjësis individuale si dhe institucionale.
Si duket në institucionet vendore paguahen zyrtar të lart nga taksapaguesit vendore por ne te njejten kohë shumëfishë me teper paguhen nga grupe te intersit te cilat e demtojn shtetin per perfitme te tyre ne pregaditje nga keta zyrtar te shtetit që të demtojn shtetin e kanë priorite dhe ate ndoshta ne emer te patriotizmi in egzistent.
Udhzimi administrative nr 01/2020eshte nxjerr ne shkurt te 2020 dhe eshte kerkuar që të implementohet menjeher me 30 mars 2020 qe eshte nje anomali e artit te vete.
Kerkesa e ketij udhezimi eshte që te gjitha pasqyrat financiare te derzohen ne Këshillin Kosovar për Raportimin Financiar KKRF dhe keto raportime ndahen ne tri kategori bazuar ne Udhezimin Administrativ në fjalë.
Te gjitha bizneset që kan qarkullim mbi 300,000 Euro jane te obliguar te nenshkruhen nga nje kontabilist i certifikuar që ngarkon biznesin me nje kosto rreth 500 euro.
Ndersa te gjitha bizneset që kane nje qarkullim mbi 700,000 euro perveq kostos per nenshkrim te pasqyrave financiare kane kosto shtes edhe per dhe auditim (rishikim) te pasqyrave financiare e qe kane kosto shtes mbi 1,000 euro.
Kjo eshte bere nga bordi i KKRF per qellime te perfitimeve materiale te shoqatave te kontabilistve, kompanive te auditimit dhe auditorve te certifikuar. Duke par gjendjen e biznesit ne kete kohe kjo do te duhet te mos aplikohet kete vit dhe te rishikohet ky udhezim sepse nuk ka qellim te permisimit te raporteve financiare per perfitimin e disa individve. Nga ajo qe kam analizuar asnje rirregullim nuk e bëjn këta ekspertë te audimit por vetem vendosin nje nenshkrim dhe marrin 500 euro kote nga bizneset.
Eshtë koha që per ekonomi te behet me shume e jo vetem te flitet dhe sektori privat duhet te kete mbeshtetje per te u zhvilluar dhe jo vetem per te u penalizuar e gjobitur.
Heshtja e asociacioneve te biznesit ne kete kohe dhe ne keto rrethana eshte shqetesusese dhe lene hapsir per te dyshuar se adho ato jane pjes e scenareve perfituese te quajtura Udhezime Administartive.