Kompanitë ajrore dënojnë kufizimet “absurde” të udhëtimeve në BE
Dy organizatat e mëdha, përfaqësuese të kompanive ajrore dhe shoqërisë së aeroporteve europiane kritikuan kufizimet e udhëtimeve në Europë duke i cilësuar si “absurde” dhe që minojnë besimin e konsumatorëve.
“Sektori ajror europian u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së dhe hapësirës Shengen si dhe Britanisë së Madhe të rishikojnë kufizimet e udhëtimeve të vendosura mes tyre, veçanërisht karantinën”, shkruajnë Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA, 290 kompani), Airlines for Europe (A4E, 16 transportues) dhe ACI Europe, që përfaqëson më shumë se 500 aeroporte në 45 vende europiane, në një letër dërguar drejtuesve dhe ministrive të Transportit, Shëndetësisë dhe të Brendshme të vendeve të BE-së, të hapësirës Shengen dhe Britanisë së Madhe.
“Shumë prej këtyre kufizimeve janë inkoherente me parimet e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)”, konfirmojnë tre organizatat.
Disa vende europiane kanë vendosur masën e karantinimit kundër shteteve të tjera të BE-së.