Policia arreston 33 persona në Kosovë dhe shqipton 1300 gjoba
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda një dite janë arrestuar 33 persona që dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme të kundërligjshme.
Nga gjithë këta të arrestuar tashmë 27 janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë, ndërsa të tjerët janë liruar sipas procedurave.
Kurse sipas raportit policor, brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, 27 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.
E për të gjithë ata që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1304 gjoba, raporton FaktePlus.