Goditet me veturë një person në Prishtinë, gjendja e tij e rëndë
Një person është goditur nga vetura në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila njofton se për këtë aksident që ndodhi në orën 19:40 ka arrestuar një person.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në vendkalim të këmbësorëve e kishte goditur viktimën- këmbësorin mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në QKUK, ku sipas mjekut viktima është në gjendje të rëndës shëndetësore:, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari – ngasësi i veturës që e ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./FaktePlus